TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Tetor 2024, 20:07

U largua nga kombëtarja pas 10 vitesh, vjen reagimi nga “Tifozat Kuq e Zi” për Ermir Lenjanin (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

U largua nga kombëtarja pas 10 vitesh, vjen reagimi nga “Tifozat Kuq

Ermir Lenjani vendosi të varë këpucët në gozhdë. Ai u tërhoq pas 10 vitesh plot emocione dhe arritjesh me kuqezinjtë. Ishte vetë futbollisti që e lajmëroi diçka të tillë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Pas falenderimeve nga Federata Shqiptare e Futbollit, për 35-vjeçarin ka reaguar dhe tifogrupi ultras i Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”. Tifogrupi ka falenderuar Lenjanin për kontributin e dhënë.

Faleminderit Ermir Lenjani”, shkruan TKZ-ja krah fotos së futbollistit në Instagram.

U largua nga kombëtarja pas 10 vitesh, vjen reagimi nga “Tifozat Kuq

Kujtojmë që Lenjani ka luajtur 44 ndeshje me Kombëtaren, ku ka gjetur dhe 5 herë rrugën e rrjetës.

ermir lenjani mbrojtësi i kombëtares shqiptare tifozat kuq e zi

Lini një Përgjigje