Sport30 Nëntor 2023, 21:37

U mposhtën nga një gafë e portierit Koliçi, ja si kualifikohet nga grupi Ballkani i Ilir Dajës

Shkruar nga Pamfleti

U mposhtën nga një gafë e portierit Koliçi, ja si

Ballkani i Ilir Dajës ishte i pafat mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga çekët e Plzen me rezultatin 0-1 në duelin e zhvilluar në “Air Albania”. Por pavarësisht kësaj humbjeje, skuadra nga Suhareka, ka ende shanse, për të synuar kualifikimin në ndeshjen e fundit. 

Po si mund t’ia dalë Ballkani? Kampionëve të Kosovës, do t’iu duhet të triumfojnë në ndeshjen e fundit në transfertë ndaj Dinamos së Zagrebit, ndërkohë që Astana, në rast triumfi të Ballkanit, duhet të mos fitojë ndaj Plzen-it në Çeki. Edhe pse një skenar i vështirë, skuadra e Ilir Dajës, do të luajë gjithçka për gjithçka në transfertën kroate. 

U mposhtën nga një gafë e portierit Koliçi, ja si

ballkani liga e konferencës