TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shkurt 2026, 17:42

U prezantua te Liria e Prizrenit, aksidentohet pak orë më pas trajneri Ismet Munishi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

U prezantua te Liria e Prizrenit, aksidentohet pak orë më pas trajneri

Ismet Munishi u zyrtarizua mbrëmjen e djeshme si trajner i ri i Lirisë së Prizrenit, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij. Megjithatë, gëzimi i këtij angazhimi duket se ka qenë jetëshkurtër.

Gjatë mbrëmjes, tekniku 51-vjeçar është përfshirë në një aksident automobilistik në rrugën Pejë–Prishtinë. Sipas pamjeve të publikuara, automjeti që drejtohej nga Munishi është përmbysur si pasojë e aksidentit.

U prezantua te Liria e Prizrenit, aksidentohet pak orë më pas trajneri

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në aksident. Deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë mbi shkaqet.

Nga ana tjetër, burime pranë klubit dhe raportimet fillestare bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e Ismet Munishit është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.

ismet munishi trajneri i lirisë së prizrenit

Lini një Përgjigje