TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Tetor 2023, 15:25

U shkarkua nga stoli i Tiranës pas dy humbjeve radhazi në shtëpi, Orges Shehi mund të marrë drejtimin e rivalëve të përjetshëm të bardhebluve

Shkruar nga Pamfleti

U shkarkua nga stoli i Tiranës pas dy humbjeve radhazi në shtëpi,

Orges Shehi nuk është më trajneri i Tiranës, me 46-vjeçarin që i ka dhënë fund aventurës së tij me bardheblutë.

Gjithsesi duket se ish-portieri i Skënderbeut pritet të mos qendrojë shumë gjatë pa punë, pasi për të është shfaqur interes në kryeqytet.

“Panorama Sport” mëson se te rivalët e përjetshëm të Partizanitkanë nisur të bëjnë sondazh për trajnerin 46-vjeçar, pasi Zekiç ka kërkuar largimin drejt Osijekut.

Gjithsesi mësohet se Shehi nuk është opsioni i vetëm për pankinën e kuqe.

Dy humbje radhazi në “Selman Stërmasi”, fillimisht ndaj Erzenit, me rezultatin, 0-2 e më pas ndaj Laçit, me rezultatin 0-3, mjaftuan që Presidenti i “bardhebluve” të Tiranës, Refik Halili, të merrte vendimin për ish-trajnerin e Tiranës.

Orges Shehi, nuk është më tekniku i “rekordmenëve” të futbollit shqiptar, duke i dhënë kështu fund aventurës 2-vjeçare në krye të stolit të Tiranës.

Kujtojmë se tekniku durrsak mori drejtimin e bardhebluve më 27 janar të vitit 2021 dhe gjatë “epokës” së tij në stolin e Tiranës, “Bardheblutë” fituan një titull kampion ne sezonin 2021-2022 dhe një Superkupë Shqipërie, në të njëjtin vit.

orges shehi ish-trajneri i tiranës partizani

Lini një Përgjigje