TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Tetor 2023, 21:41

Përfundojnë pjesët e para/ Njukasëll befason PSG, Foden nderon Sitin, Sëlltiku dhe Lacio bëjnë paqe, Milani e mbyll “pa krisma”

Shkruar nga Pamfleti

Përfundojnë pjesët e para/ Njukasëll befason PSG, Foden

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të raundit të dytë të fazës në grupe të Champions League. Në grupin F, Njukasëlli ka befasuar PSG-në duke realizuar golin e vetëm të këtij 45 minutëshi në minutën e 17. Narkinjos gaboi në pasimin brenda zonës dhe anglezët kaluan në avantazh me Almiron.

Në sfidën delikate mes Sëlltikut dhe Lacios ndeshja përfundoi në barazim 1-1. Vendasit kaluan në avantazh me Kiogo Furuhashit.

Në minutën e 29, Lacio barazoi shifrat me Matia Vesinon.

Mançester Siti ka mposhtur minimalisht Lajpcigun në transfertë. Në minutën e 2’ të sfidës, ishte Foden i cili realizoi një gol mjaft të bukur.

Dortmundi dhe Milani e mbyllën me rrjeta të paprekura, ndërsa Barcelona mposhti Porton në "frymën e fundit" me golin e Ferran Torres.

milan borusia dortmund barcelona mançester siti champions league

Lini një Përgjigje