TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Qershor 2025, 20:51

U tregua racist ndaj futbollistit të Interit, mësohet arsyeja pse Dumfris dhe Akunja u përplasën me njëri-tjetrin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

U tregua racist ndaj futbollistit të Interit, mësohet arsyeja pse

Mbrëmë, në raundin e tretë të Kupës së Botës për Klubeve, Interi mposhti River Plejtin me rezultatin 2-0 dhe siguroi kalimin në fazën eliminatore.

Por ajo që ka bërë më shumë bujë nga kjo ndeshje ka qenë përplasja e madhe mes Denzel Dumfris dhe Markos Akunja.

Sherri mes lojtarëve nisi pak para fishkëllimës së fundit të gjyqtarit dhe situata u përshkallëzua shpejt.

Markos Akunja dhe Denzel Dumfris ishin në qendër të konfliktit, ndërsa bashkëlojtarët dhe stafet ndërhynë për t’i ndarë.

Sipas raportimeve të “Sportitalia”, përplasja u shkaktua nga një fyerje raciste e lëshuar nga Akunja ndaj Dumfris, që nxiti reagimin e ashpër të holandezit.

Dumfris u përpoq të përballej fizikisht me Akunjan pas përfundimit të ndeshjes, duke e ftuar atë në dhomat e zhveshjes së stadiumit.

Megjithatë stafi i River Plejtit dhe lojtarët e Interit arritën ta ndalonin dhe të shmangnin përshkallëzimin e situatës.

Holandezi qendroi në tunel të stadiumit duke e pritur Akunjan, megjithatë nuk pati më përplasje, pasi mbrojtësi argjentinas u ndal në fushë nga pjesa tjetër e skuadrës së tij.

Ndërhyrja e shpejtë e tyre bëri që incidenti të mos merrte përmasa më serioze, ndërsa pritet që autoritetet e turneut të shqyrtojnë ngjarjen.

 

Lini një Përgjigje