TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Janar 2026, 17:40

Çudia me skuadrën shqiptare, pasi braktisën një ndeshje për trukim; vendosin të anulojnë edhe takimin tjetër

Shkruar nga Pamfleti

Çudia me skuadrën shqiptare, pasi braktisën një ndeshje

Klubi i Arsimit po përballet me disa situata të pazakonta në fazën përgatitore. Ekipi i Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut ka vendosur të anulojë një takim miqësor, pasi më parë kishte braktisur një tjetër. Arsyeja është për shkak të dyshimeve për trukim, që ishin më parë te GFK Ohrid.

Njoftimi i Arsimit:

“Klubi Futbollistik KF Arsimi 1973 e njofton opinionin publik se ka marrë vendim për anulimin e ndeshjes miqësore, e cila ishte planifikuar të zhvillohej kundër GFK Ohrid.

Ky vendim është marrë si pasojë e paraqitjes dhe qarkullimit të informacioneve të fundit në opinionin publik, të cilat lidhen me dyshime rreth integritetit të një ndeshjeje miqësore të zhvilluar nga ekipi kundërshtar.

Me qëllim të ruajtjes së integritetit të klubit tonë, respektimit të parimeve të fair-play, konkurrencës së ndershme dhe transparente, si dhe për të kontribuar në stabilitetin dhe kredibilitetin e futbollit në vend, KF Arsimi 1973 vlerëson se në këto rrethana nuk është e përshtatshme të marrë pjesë në kete ndeshje.

Ne e mbështesim Federatën e Futbollit të Maqedonisë, e cila në mënyrë të vazhdueshme angazhohet për ruajtjen e integritetit, rregullsisë dhe transparencës së garave, si dhe në luftën kundër të gjitha dukurive që mund të dëmtojnë imazhin dhe reputacionin e futbollit.

Ky vendim nuk përfaqëson akuzë apo nxjerrje të parakohshme të përfundimeve ndaj asnjë subjekti, por është një qëndrim parimor dhe i përgjegjshëm, i orientuar drejt mbrojtjes së reputacionit, imazhit dhe vlerave të klubit tonë.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin.

Me respekt,

KF Arsimi 1973”

arsimi skuadra shqiptare

Lini një Përgjigje