Sport18 Qershor 2023, 11:41

UEFA i bën jehonë golit të Asanit: Ishte spektakolar

Shkruar nga Pamfleti

UEFA i bën jehonë golit të Asanit: Ishte spektakolar

Shqipëria fitoi kundër Moldavisë me rezultatin 2-0. Goli i Jasir Asanit u përzgjodh nga UEFA si një nga golat më të bukur. Ky moment është në garë me të tjerë gola për të zgjedhur më pas më të bukurin.

Jasir Asani dhe Nedim Bajrami arritën të shënonin 2 gola, duke i dhënë kuqezinjve 3 pikë të rëndësishme. Sulmuesi nga Shkupi zhbllokoi rezultatin me një goditje fantastike nga jashtë zone, duke gjetur trekëndëshin e portës.

Golat që marrin pjesë në këtë garë, janë ai i Elif Elmas ndaj Ukrainës, goli i armenit Grant Leon Ranos në ndeshjen Uells-Armeni dhe goli i Bernardo Silvës në ndeshjen mes Portugalisë dhe Bosnje Hercegovinës.

uefa gol asani