TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2023, 22:53

“EURO 2024”/ Portugalia dhe Çekia bëjnë detyrën, Belgjika bën surprizohet në shtëpi nga Austria

Shkruar nga Pamfleti
“EURO 2024”/ Portugalia dhe Çekia bëjnë

U luajtën mbrëmjen e sotme 6 ndeshjet e vlefshme për grupet e eliminatoreve të Europianit, ku u shënuan plot 16 gola.

Padyshim që qershia mbi tortë është fitorja e Shqipërisë me rezultatin 2-0 ndaj Moldavisë, teksa në duelet e tjera, Portugalia triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 përballë Bosnje Hercegovinës me dy golat e realizuar nga Bernardo Silva në minutat 77 dhe 90 +3, si dhe golin e Bernardo Silvës në minutën e 44.

Ndërkohë, surpriza e grupit E ku bën pjesë edhe Shqipëria, mund të konsiderohet Çekia që ka arriti të marrë edhe fitoren e 2 në grup. Çekët mundën Ishujt Faroe me rezultatin 0-3 në transfertë, duke u shkëputur edhe më shumë në krye, megjithëse kanë një ndeshje më shumë se Shqipëria dhe Polonia.

Skuadra çeke ka mundur Poloninë në ndeshjen e parë në grup, por më pas hodhi një hap të gabuar, duke u ndalur në barazim pa gola nga Moldavia. Ndeshja e radhës do të jetë në Pragë, aty ku Republika Çeke do të presë kuqezinjtë e Shqipërisë.

3 pikë të arta morën edhe Sllovakia dhe Gjeorgjia në transfertë. Ndërkohë që surpriza e mbrëmjes ishte barazimi në shtëpi i Belgjikës ndaj Austrisë. 

Rezultatet:

1-Portugali-Bosnje Hercegovinë            3-0

2-Ishujt Faroe-Çeki      0-3

3-Qipro-Gjeorgji          1-2

4-Belgjikë-Austri           1-1

5-Islandë-Sllovaki           1-2

çekia portugalia belgjika austria kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje