
Sulmuesi i Kombëtares U-19 Arman Durmishi ka kontribuar me asist tek ekipi i Juventus U-19 në Champions League për të rinjtë, e njohur si “UEFA Youth League” kundër Pafos U-19.
Takimi në fjalë u mbyll me shifrat 2-2. 17-vjeçari shqiptar dha asistin në minutën e 50, teksa rezultati ishte përkohësisht 2-0 për “Zonjën e Vjetër”.
Durmishi, nga protagonist me asist, u bë “antagonist” në fundin e ndeshjes, duke u ndëshkuar me karton të kuq. Sulmuesi kuqezi shikohet në Itali si lojtar premtues, ndërsa ka kontratë me Juventus U-20 deri në verën e vitit 2027.
Lini një Përgjigje