
Panzerat” zhvilluan një miqësore ditën e sotme ndaj Ukrainës, takim ky që përfundoi me shifrat e barabarta 3-3. Duke qenë se Gjermania është vendi organizator i Europianit, ajo nuk do të zhvillojë eliminatore, pasi kualifikimi është i siguruar për vendin organizator. “
Megjithatë ndeshja miqësore u shoqërua me gola pa limit, emocione, por në fund nuk pati fitues në Weserstadion (Bremen). Gjermanët shënuan të parët me Fullkrug në minutë ne gjashtë, ndërsa ukrianasit përmbysën shifrat me Tsygankov V dhe falë një autogoli të Rudiger brenda pjesës së parë.
Skuadra e Rebrov “tundi rrjetën” në fillimin e pjesës së dytë me Tsygankov. Ndërkohë që Gjermania shmangu disfatën me golat e Havertz dhe Kimmich.
Lini një Përgjigje