TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Maj 2023, 17:13

Ukraina nuk gjen paqe, ndërpritet ndeshja e skuadrës së Taulant Seferit, alarm për sulme ajrore nga Rusia

Shkruar nga Pamfleti

Ukraina nuk gjen paqe, ndërpritet ndeshja e skuadrës së Taulant

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë nuk ka në plan të ndalet dhe tashmë në rrezik është edhe futbolli në Ukrainë. Ndeshja Vorskla Poltava-Dinamo Kiev është ndërprerë në minutën e 81 dhe për disa minuta skuadrat nuk kanë zbritur në fushë.

Aktivizimi i alarmit për sulme ajrore, ka bërë që skuadrat të largohen nga fusha e blertë për disa minuta për të mos rrezikuar jetën. Titullar me skuadrën e Vorsklas, është Taulant Seferi. Skuadra e sulmuesit të kombëtares shqiptare po mundej me rezultatin 1-2.

Me sa duket, gjërat janë qetësuar dhe takimi që po zhvillohet në Poltava, ka rinisur. Skuadra e Vorsklas ndodhet vetëm 83 kilometra në vijë ajrore nga Kharkivi, zona më e nxehtë e luftës.

vorskla poltava skuadra ukrainase

Lini një Përgjigje