Sport 3 Maj 2023, 23:01

Mançester Siti bën detyrën në shtëpi dhe rimerr kreun e Premier Ligës, Liverpuli “blindon” zonën europiane

Shkruar nga Pamfleti

Mançester Siti bën detyrën në shtëpi dhe rimerr kreun

Mançester Siti ka marrë fitoren e radhës në kampionat. “Qytetarët” triumfuan 3-0 ndaj Uest Hemit në shtëpi, duke kryesuar kampionatin me +1 pikë më shumë se Arsenali.

Ndeshja u zgjidh nga Ake në minutën e 50, ndërsa në listën e golashënuesve nuk mungoi Haland me golin e realizuar në minutën e 70. Edhe Fil Foden la gjurmë në këtë ndeshje, me golin në minutat e fundit.

Në ndeshjen tjetër, Liverpuli ka fituar 1-0 ndaj Fulhamit me një gol të Salah me penallti 39. Kjo fitore i mban “të kuqtë” në vendin e 5 me 59 pikë.

mançester siti liverpul uest hem fulham premier liga