
Fansat e futbollit po fajësojnë “mallkimin e Aron Ramsej” për vdekjen e stilistit legjendar Xhorxhio Armani, pasi disa ditë më parë ai kishte shënuar… një gol!
Ish-lojtari 34-vjeçar i Arsenalit dhe Juventusit shënoi për Pumas në minutat e fundit të një ndeshjeje të Liga MX kundër Atlas, duke shkaktuar një skenë festive në Meksiko Siti. Pas lajmit të vdekjes së Armanit, disa tifozë të futbollit nxituan të theksonin në mediat sociale se Ramsej i quajtur ndryshe “Caerfield Deathbender” kishte shënuar vetëm disa ditë më parë.
“Udhëtim të mbarë Xhorxhio Armani. Ti ishe viktimë e mallkimit të Aron Ramsej në vitin 2025”, shkroi një përdorues në X. “A e mbani mend mallkimin e Aron Ramsej? Ja ku është përsëri. Uellsiani shënoi për Pumas më 31 gusht, goli i tij i parë i vitit, dhe stilisti legjendar Xhorxhio Armani ndërroi jetë”, shkruan një tjetër përdorues.
Disa e kanë vënë në dyshim mallkimin, duke pretenduar se goli i Ramsej ndodhi shumë afër vdekjes së Armanit, por vdekja e personazhit të famshëm është e fundit në një seri rastësish të çuditshme që i kanë bërë tifozët të bëjnë shaka për të ashtuquajturin “mallkim” për vite me radhë.
Në të kaluarën, vdekja e “Crafty Cockney” Erik Bristou u njoftua vetëm disa orë pasi Ramsej shënoi. Në vitin 2011, lajmi për vdekjen e terroristit të 11 shtatorit Osama bin Laden u njoftua një ditë pasi Ramsej shënoi për Arsenalin kundër Mançester Junajtid.
Pavarësisht faktit se shkaqet aktuale të këtyre vdekjeve ishin të pavarura nga golat e Ramsej, teoritë e konspiracionit vazhduan të qarkullonin, teksa përdoruesit lidhnin golat e uellsianit me vdekjen e personazheve të famshëm si Stiv Xhobs, Kolonel Gadafi, Uitni Juston, Alan Rikman, David Bou dhe KeitFlint.
Vetë Ramsej i kishte hedhur poshtë këto thashetheme në vitin 2015, duke i quajtur ato “qesharake”, por duke shtuar me humor se në disa raste ai kishte “pastruar disa të këqij”.
Humbja e fundit e Xhorxhio Armanit nxjerr në pah lidhjen e çuditshme, ndonëse satirike, midis golave të Ramsej dhe vdekjeve të personazheve të famshëm, duke konfirmuar se mitologjia që rrethon mesfushorin uellsian vazhdon të “magjepsë” dhe shqetësojë tifozët.
Lista e të famshmëve dhe liderëve botërorë ‘të vrarë nga mallkimi i Aron Ramsej’
Ted Kenedi (politikan amerikan) : 25 gusht 2009 – tre ditë pas golit të parë të Ramsej në Premier Ligë për Arsenalin kundër Portsmuthit.
Andres Montes (gazetar spanjoll) : 16 tetor 2009 – dy ditë pas golit të parë të Ramsejy në Uells kundër Lihtenshtajnit.
Osama Bin Laden (themeluesi i Al-Kaedës) : 2 maj 2011 – një ditë pas golit kundër Mançester Junajtid.
Stiv Xhobs (bashkëthemeluesi i Apple) : 5 tetor 2011 – tre ditë pasi shënoi kundër Totenhemit në derbin e Londrës së Veriut.
Muamar Gadafi (diktatori libian) : 20 tetor 2011 – një ditë pas shënimit të fitores në kohën e lëndimit kundër Marsejës.
Uitni Juston (këngëtare) : 11 shkurt 2012 – një ditë pasi shënoi kundër Sandërlendit.
Rej Uilliams (ylli i basketbollit) : 22 mars 2013 – të njëjtën ditë me golin kundër Skocisë.
Boris Berezovski (oligark rus) : 23 mars 2013 – ditë pas golit kundër Skocisë.
Ken Norton (boksier) : 18 shtator 2013 – e njëjta ditë me golin kundër Marsejës
Pol Uolker (Aktor) : 30 nëntor 2013 – e njëjta ditë kur shënoi dy herë për Arsenalin kundër Kardifit.
Rubin Karter (boksier) : 20 Prill 2014 – e njëjta ditë me golin dhe asistimin kundër Hull Sitit.
Robin Uilliams (Aktor dhe komedian) : 11 gusht 2014 – ditë pas golit dhe asistimit në Community Shield për të fituar kundër Mançester Sitit.
Devid Bou (Muzikant) : 10 janar 2016 – një ditë pas shënimit kundër Sandërlendit.
Alan Rikman (Aktor) : 14 janar 2016 – ditë pas golit dhe asistimit kundër Liverpulit
Nensi Regan (Zonja e Parë e SHBA) : 6 mars 2016 – një ditë pas shënimit të golit kundër Totenhemit në derbin e Londrës së Veriut.
Niki Heiden (kampion i MotoGP) : 22 maj 2017 – një ditë pas shënimit kundër Evertonit.
Roxher Mur (aktor i Xhejms Bond) : 23 maj 2017 – dy ditë pasi shënoi kundër Evertonit.
Greg Alman (Këngëtar) : 27 maj 2017 – e njëjta ditë me golin e fitores në finalen e FA Cup kundër Çelsit.
Brus Forsit (prezantues TV) : 18 gusht 2017 – javë pas shënimit kundër Leister.
Ken Dod (Komedian) : 9 Mars 2018 – një ditë pasi shënoi kundër Milanit.
Stefan Hauking (fizikan) : 14 mars 2018 – gjashtë ditë pas shënimit kundër Milanit.
Erik Bristou (Legjenda e shigjetave) : 5 prill 2018 – e njëjta ditë kur shënoi dy herë kundër CSKA Moskës.
Bart Rejnolds (Aktor) : 6 shtator 2018 – e njëjta ditë kur shënoi kundër Irlandës.
Keit Flint (vokalisti i The Prodigy) : 4 Mars 2019 – dy ditë pasi shënoi kundër Totenhemit në derbin e Londrës së Veriut.
Luk Perri (Aktor) : 4 Mars 2019 – dy ditë pasi shënoi kundër Totenhemit në derbin e Londrës së Veriut.
Kenet Kaunda (President i Zambias) : 17 qershor 2021 – dy ditë pasi shënoi kundër Turqisë në “EURO 2020”.
Xhun Braun (aktorja e EastEnders): 4 Prill 2022 – një ditë pasi shënoi për Rejnxhërs në “Old Firm” kundër Sëlltik.
Olivia Njuton-Xhon (Aktore dhe këngëtare) : 8 gusht 2022 – një ditë pas golit debutues për Nis kundër Toluzës.
Stiv Haruell (Këngëtar) : 4 shtator 2023 – dy ditë pasi shënoi për Kardifin kundër Ipuiçit.
Papa Françesku- 21 Prill 2025 – dy ditë pasi Ramsej u emërua trajner i KArdifit, sipërmarrja e tij e parë në menaxhim.
Xhorxhio Armani- 4 shtator 2025 – 4 ditë pasi Ramsej shënoi për ekipin e Pumas në ligën meksikane të futbollit.
Lini një Përgjigje