TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shtator 2025, 19:01

Do të luajnë në Botëror pas 16 vitesh, shteti e shpall festë kombëtare

Shkruar nga Pamfleti

Do të luajnë në Botëror pas 16 vitesh, shteti e shpall

Paraguai do të luajë në Botërorin 2026. Kualifikimi u arrit zyrtarisht sot, ndërsa mjaftoi barazimi pa gola në shtëpi me Ekuadorin.

Festa në gjithë vendin ishte e madhe, pasi Paraguai do të luajë sërish pas 16 vitesh në Botëror. Dhe presidenti i vendit, Santiago Pena, e deklaroi një festë kombëtare këtë të premte.

Kështu përfituan të gjithë, për të qenë pushim. Sigurisht që në këtë rast bëjnë përjashtim disa punë që janë të domosdoshme për përditshmërinë.

Paraguai është kualifikuar 9 herë në Botëror, përgjatë historisë së tij. Arritja më e madhe ishte në vitin 2010, kur përfaqësuesja siguroi pjesëmarrjen në çerekfinale.

paraguai kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje