TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Shtator 2023, 17:25

Vedat Muriqi merr “superxhiro”, sulmuesi shqiptar realizon golin e katërt radhazi në La Liga (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Vedat Muriqi merr “superxhiro”, sulmuesi shqiptar realizon golin e

Vedat Muriqi merr “superxhiro”! Sulmuesi shqiptar i Kosovës, ka realizuar golin e katërt radhazi në La Liga, teksa ka tundur portën e Vajekanos, teksa në minutën e 44, gjeti golin e barazimit për Majorkën.

Pas Seltës, Zhironës dhe Barcelonës, “prehja” e radhës e sulmuesit 29-vjeçar është Vajekano e Ivan Balliut. Pas një harkimi nga e majta, topi u devijua dhe shkoi drejt Muriqit, i cili i vetëm përballë portierit nuk fali, duke gjetur golin e barazimit. Ecuri e frikshme e sulmuesit të Majorkës, që është shndërruar në një “përbindësh” për të tijtë, madje së fundmi ka zgjuar edhe interesin e Atletikos së Madridit. 

Muriqi luajti 35 ndeshje në kampionat sezonin që kaloi, duke shënuar 15 gola. Më parë, lojtari “Dardan” ka luajtur për Rizespor, Fenerbahçe dhe Lacio.

vedat muriqi sulmuesi shqiptar majorka

Lini një Përgjigje