Sport29 Shtator 2023, 21:15

Florent Muslija realizon dopietë në fitoren e Paderbornit, mesfushori shqiptar shkëlqen në Gjermani

Shkruar nga Pamfleti

Florent Muslija realizon dopietë në fitoren e Paderbornit, mesfushori

Shqiptari i Kosovës, Florent Muslija, është një nga futbollistët më të dalluar të Paderbornit, në Bundesligën 2 të Gjermanisë. 25-vjeçari u bë protagonist mbrëmjen e sotme, me dopietën e realizuar ndaj Shalkes, në duelin e vlefshëm për javën e 8, ku skuadra e Paderbornit, triumfoi me rezultatin 3-1.

Vendasit kaluan në avantazh me Plate në minutën e 43, ndërkohë që Muslija “vulosi” fitoren me dopietën e realizuar në minutat 52 dhe 77. Fillimisht mesfushori shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që golin e tretë e realizoi pas asistit të Nadj. Vlen të theksohet fakti se te Paderborn, aktivizohet edhe shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Visar Musliu. 

Sa i përket Florent Muslijas, me dopietën e sotme, ai u ngjit në kuotën e 4 golave në 8 ndeshje, teksa skuadra e tij është pozicionuar në vendin e tretë me 11 pikë. 

florent muslija futbollisti shqiptar paderborn