
Merr fund “agjërimi” i golave për futbollistin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi, i cili ka gjetur golin e parë sezonal, me fanelën e Istanbulspor në elitën e futbollit turk.
Ish-sulmuesi i Kukësit, përshëndeti rrjetën në minutën e 26, në duelin ndaj Antaljaspor, i vlefshëm për javën e shtatë të kampionatit, teksa nuk fali pas një asisti fantastik të Mamadu nga e majta. Ethemi zgjodhi ta festojë këtë gol me shqiponjë.
Vlen të theksohet fakti se sezonin e kaluar, 25-vjeçari ishte një nga lojtarët më të spikatur të Instabulsporit në Super Ligën turke, ku realizoi 12 gola si dhe dha 4 asiste në 30 ndeshje.
⚽️ ???????? ???????????????? | İstanbulspor 1-0 Antalyaspor | Valon Ethemi
— Goal Foot (@goalfootHQ) September 30, 2023
pic.twitter.com/i6r1zlMy3T
Lini një Përgjigje