TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Tetor 2023, 16:17

Vetëm një hap larg kualifikimit në “EURO 2024”, FSHF ofron 4.5 mln euro premio për futbollistët dhe stafin

Shkruar nga Pamfleti

Vetëm një hap larg kualifikimit në “EURO 2024”, FSHF

Shqipëria është vetëm një hap larg kualifikimit për në “EURO 2024”, na mjaftojnë 2 pikë për të siguruar matematikisht një biletë për në Gjermani. Ky është një objektiv që askush nuk e vendos më në dyshim, pas sfidës kundër Çekisë, tifozët dhe i gjithë ambienti nuk bëjnë më llogari, por tani kanë filluar me të drejtë të ëndërrojnë për gjëra më të mëdha, ky ekip është i një tjetër niveli. Askush nuk futet në fushë më me “laps e letër”, për në çdo sfidë kërkohet fitorja, kjo filozofi nuk pritet të ndryshojë as në dy sfidat e fundit, por kërkohen 6 pikë të plota për t’u kualifikuar si kokë grupi dhe për të thyer rekordin e pikëve.

Silvinjo dhe djemtë e tij kanë sjellë për tifozët një Kombëtare ndryshe, një ekip fantastik që kryeson Grupin E me 13 pikë, janë sulmi dhe mbrojtja më e mirë, shifra fantastike që e bëjnë këtë kualifikim edhe më të bukur se ai i “EURO 2016”. Nuk mund të qendronte në heshtje, as Federata Shqiptare e Futbollit. Drejtuesit e këtij institucioni kanë bërë gati një paketë mirënjohjeje, një shpërblim për lojtarët dhe stafin.

FSHF pritet të akordojë një premio prej 4,5 milionë euro për këtë kualifikim. 3,5 milionë euro do të shpërndahen për lojtarët dhe 1 milion euro për Silvinjon dhe stafin e tij. Jo vetëm lojtarët dhe stafi, edhe FSHF-ja do të përfitojë një shumë të majme për kualifikimin në “EURO 2024”, teksa UEFA shpërblen çdo ekip pjesëmarrës në këtë fazë me afro 9,25 milionë euro.

 

shqipëria miqësorja me bullgarinë silvinjo

Lini një Përgjigje