TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Maj 2025, 21:25

Vijnë sanksionet nga Federata Zvicerane e Futbollit, Taulant Xhakës “i del nga hundët” festa e titullit me Bazelin

Shkruar nga Pamfleti

Vijnë sanksionet nga Federata Zvicerane e Futbollit, Taulant Xhakës

Mesfushori shqiptar i Bazelit, fitues i titullit kampion, Taulant Xhaka është sanksionuar me një ndeshje pezullim, një gjobë me para dhe shërbim ndaj komunitetit në dobi të futbollit për sjelljen dhe komentet e tij të papërshtatshme gjatë festimeve në Barfüsserplatz.

Xhaka filloi një këngë urrejtjeje, ku ndër të tjerash thuhej “Vdekje dhe urrejtje për FCZ”, gjatë festës së titullit me tifozët e Bazelit, duke bërë që ai të hyjë në procedurë për dënime. Sot (e premte), Liga Zvicerane e Futbollit ka njoftuar se ka marrë tashmë vendim, ku Xhaka është dënuar me pezullim, gjoba dhe shërbim ndaj komunitetit.

Të hënën, Liga Zvicerane e Futbollit (SFL) hapi procedura disiplinore kundër Taulant Xhakës, pasi lojtari i FC Basel 1893 bëri komente përçmuese për klubet e tjera përmes mikrofonit gjatë festimeve spontane të kampionatit në Barfüsserplatz të dielën në mbrëmje”, thuhet fillimisht në njoftim.

Në vendimin e tij, Presidenti i Komitetit Disiplinor, duke vepruar si gjyqtar i vetëm, vendosi një sanksion të trefishtë ndaj mesfushorit të Bazelit: një pezullim me një ndeshje, i cili hyn në fuqi menjëherë nëse FC Basel heq dorë zyrtarisht nga e drejta e tij për apelim, një gjobë prej 7,500 frangash dhe 18 orë shërbim për komunitetin në dobi të futbollit. Kjo duhet të bëhet brenda gjashtë muajve në konsultim me zyrën e SFL-së”, mbyllet njoftimi i SFL-së.

Përveç kërkimit të faljeve të paraqitura, gjyqtari i vetëm mori parasysh edhe daljen e paralajmëruar në pension të Taulant Xhakës në vendimin e tij. Në të njëjtën kohë, megjithatë, gjyqtari theksoi:

Dënimi duhet të kombinohet me një gjobë më të lartë dhe detyrimin për të kryer punë bamirësie në dobi të futbollit. Kjo është për të kompensuar ndikimin negativ që sjellja e tij pati në publik”, ka thënë gjyqtari.

Ndalimi me një ndeshje do ta përjashtojë Xhakën nga ndeshja e kësaj fundjave në transfertë me Jang Bojs, por jo edhe nga ndeshja e fundit e sezonit në shtëpi ndaj Luzernës, aty ku mesfushori shqiptar do t’i japë lamtumirën futbollit. Ndryshe, një ankesë kundër këtij vendimi mund të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Ligës Zvicerane të Futbollit brenda pesë ditëve.

taulant xhaka mesfushori shqiptar bazel

Lini një Përgjigje