TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Maj 2025, 20:41

“Gjithçka varet nga trajneri i ri i Romës”, Marash Kumbulla: Nuk e di ende të ardhmen time

Shkruar nga Pamfleti

“Gjithçka varet nga trajneri i ri i Romës”, Marash

E vetmja gjë e sigurt është se do të rikthehem në kryeqytet, më pas do të shohim, pasi te Roma për momentin nuk kanë as trajner”. Këto ishin fjalët e Marash Kumbullës, qendërmbrojtësit kuqezi, në një intervistë të gjatë dhënë për “La Gazzetta dello Sport”. Kumbulla po mbyll një vit fantastik në aspektin personal me Espanjolin, por në fund të këtij sezoni i përfundon huazimi, është i detyruar të rikthehet te Roma, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.

Kumbulla pranoi se ka ruajtur një marrëdhënie shumë të mira me drejtuesit e Romës, por sërish është i paqartë se çfarë do të ndodhë:

Raporti që kam me shoqërinë është optimal, më pas është e qartë, gjithçka varet nga trajneri i ri. Gjithsesi, ka ende shumë kohë, për momentin nuk po mendoj për këtë. Gjëja më e rëndësishme është që unë kam rigjetur vazhdimësinë, ndihem mirë fizikisht dhe kam luajtur shumë”, u shpreh Kumbulla ndër të tjera për “La Gazzetta dello Sport”.

marash kumbull mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje