
Sulmuesi Vinicius Zhunior ka shoqëruar trajnerin Karlo Ançeloti në konferencën e Realit para ndeshjes në Champions League kundër Atletikos së Madridit. Braziliani ka prekur shumë tema, mes të cilave dhe atë të rinovimit.
“Kam një kontratë me Realin deri në vitin 2027 dhe dua të rinovoj sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi mes të tjerave ai. Duke iu kthyer ndeshjes, sulmuesi ishte i qartë:
“Po përmbush ëndrrat e mia me këtë fanelë, po luajmë më mirë dhe shpresoj që të gjithë të japim maksimumin për të zhvilluar një ndeshje të mrekullueshme para tifozëve tanë”.
Për sa i përket kërkesave të tij financiare, Vinicius thuhet se i ka kërkuar ‘Los Blancos’ një kontratë me vlerë 20 milionë euro, e cila natyrisht do ta bënte atë lojtarin më të paguar.
Ai merr aktualisht 15 milionë, po aq sa Kilian Mbape.
Sigurisht, sipas “AS”, Reali i Madridit i ka thënë 24-vjeçarit anësor se negociatat për një kontratë të re do të vazhdojnë në verë.
Lini një Përgjigje