Sport21 Shkurt 2023, 16:48

“Vladimir Putin nuk ekziston”, legjenda ukrainase shpërthen ndaj presidentit rus

Shkruar nga Pamfleti
“Vladimir Putin nuk ekziston”, legjenda ukrainase shpërthen

Legjenda ukrainase, Andrij Shevçenko, me të mbërritur në Hotel Gallia në Milano për mbrëmjen e bamirësisë “Të bashkuar për Ukrainën”, i është referuar presidentit rus, Vladimir Putin, me fjalë mjaft të rënda.

“Putin? Për mua ky person nuk ekziston. Unë do të doja të falenderoja Italinë dhe italianët për mbështetjen që keni dhënë në këto muaj të vështirë.

Ne kemi qenë tashmë në luftë me Rusinë për një vit. Jam krenar për vendin tim që është duke mbrojtur lirinë, të drejtën e çdokujt për të jetuar dhe për të qenë i lirë. Fatkeqësisht, lufta ka sjellë kaq shumë vështirësi, kaq shumë njerëz po vdesin dhe mbi të gjitha kaq shumë fëmijë po vuajnë. Kjo mbrëmje bamirësie përmes sportit është krijuar për të ndihmuar fëmijët ukrainas të gjejnë qetësi”, tha ai.

legjenda ukrainase andrij shevçenjko vladimir putin presidenti rus