TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Maj 2023, 16:13

Vllaznia nuk ngre kokë as me Kastriotin dhe rrezikon Europën, Egnatia e zgjidh në pjesën e dytë, rrogozhinasit me një këmbë në Europë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Vllaznia nuk ngre kokë as me Kastriotin dhe rrezikon Europën, Egnatia

Përfundojnë dy ndeshjet që hapën siparin e javës së 32 të Abissnet Superiore. Vllaznia vazhdon ecurinë e rezultateve negative, teksa në takimin e luajtur në “Elbasan Arena”, nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 përballë Kastriotit.

Shkodranët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 42 me Çobën. Latifi nga e majta hyri në zonë dhe futi një top në drejtim të qendrës, aty ku mbrojtja vendase gaboi dhe ishte pikërisht Çoba që dërgoi topin në cepin e portës.


Në minutën e fundit të pjesës së parë, krutanët fituan 11-metërsh. Rexhinaldo barazoi shifrat por nga ana tjetër, Juriç la ekipin e tij me 10 lojtarë, duke u ndëshkuar me kartonin e kuq.


Sapo nisi pjesa e dytë, pikërisht në minutën e 47, Kaina mori një krosim në zonë dhe me një gjuajtje me kokë ndëshkoi portierin kundërshtar.


Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e shkodranëve, Kastrioti gjeti golin e barazimit dhe të shpresës për mbijetesë në Superiore. Mihana gjeti topin me kokë dhe ndëshkoi portierin Zogoviç.


Me këtë barazim, Vllaznia renditet në vendin e 4 me 43 pikë, ndërsa Kastrioti mban vendin e 10 me 32 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Egnatia ka marrë fitoren e dytë radhazi, teksa këtë herë kanë mposhtur pastër 2-0 Bylisin. Rrogozhinasit kaluan në avantazh në minutën e 59. Pas një goditjeje këndi, gjuajtja e Malotës pati devijimin e Adilit para se të përfundonte në rrjetë.


Në minutën e 77, vendasit dyfishuan shifrat. Redi Kasa mori një top në qendër, shmangu ndërhyrjen e dy mbrojtësve dhe dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje që nuk i la kohë portierit Teqja të reagonte.


Me këtë fitore, Egnatia renditet në vendin e 3 me 49 pikë, ndërsa Bylisi mban vendin e 9 me 33 pikë.

vllaznia kastrioti egnatia bylis abissnet superiore

Lini një Përgjigje