TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Maj 2026, 16:04

Zgjedhjet në Federatën Italiane të Futbollit, konfirmohen dy kandidatët zyrtarë

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet në Federatën Italiane të Futbollit, konfirmohen dy
xhovani malago-xhankarlo abete

13 maji ishte afati i fundit për zyrtarizimin e kandidaturave në zgjedhjet për postin e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), të cilat do të zhvillohen më 22 qershor.

Gjatë kësaj të mërkure u konfirmuan dy kandidaturat zyrtare për drejtimin e futbollit italian: Xhovani Malago dhe Xhankarlo Abete.

Xhovani Malago, i cili gëzon mbështetjen e Lega Seria A dhe Seria B, si edhe të Shoqatës së Futbollistëve dhe Trajnerëve, kishte deklaruar mbrëmjen e së martës vendimin për të kandiduar si pasues i Gabriele Gravinës, i cili dha dorëheqjen nga posti. Paraditen e së mërkurës, kandidatura e tij u depozitua zyrtarisht përmes një përfaqësuesi të autorizuar.

Ndërkohë, kandidaturën e tij e depozitoi edhe Xhankarlo Abete, aktualisht president i Ligës së Futbollit Amator. Ndryshe nga Malago, Abete e kreu personalisht procedurën në selinë e Federatës Italiane të Futbollit.

Ndodhem në Federatë për mbledhjen e Komitetit të Presidencës dhe të Këshillit. Siç e kam deklaruar edhe më parë, po paraqes kandidaturën time në mënyrë që të nisë një fazë debatesh dhe diskutimesh mbi dokumentet programatike, për të ndërtuar rrugëtimin e duhur. Dyzet ditë janë të mjaftueshme për të diskutuar problemet e futbollit”, deklaroi Abete në hyrje të selisë së FIGC.

Federata Italiane e Futbollit ka afat deri më 22 maj për të shpallur vlefshmërinë dhe pranimin e kandidaturave të depozituara, një muaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve.

xhankarlo abete xhovani malago kandidatët për zgjedhjet në federatën italiane

Lini një Përgjigje