TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shtator 2025, 17:58

“Zgjodha Interin se më bindi Maançini për 5 minuta”, Shaqiri e zbulon për herë të parë: Mund të kisha qenë numri 10 i Juves

Shkruar nga Pamfleti

“Zgjodha Interin se më bindi Maançini për 5

Mesfushori me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri i cili tani luan për Bazelin, foli për “La Gazzetta dello Sport” rreth një historie transferimesh që daton që nga koha e tij te Bajerni i Mynihut, ku përpara se të nënshkruante me Interin, ai mund të kishte luajtur për Juventusin.

Përfundova në një nga Interët më të dobët të 15 viteve të fundit për sa i përket cilësisë. Ishim ndërtuar dobët, na mungonte ekuilibri dhe sinqerisht ekip pa kampionë, nuk ishim gati për të fituar. Në atë kohë Mançini më telefonoi dhe më bindi brenda pesë minutash. Më tha se do të isha në qendër të projektit, por në vend të kësaj nuk luajta shumë. Sigurisht, problemet e zakonshme fizike kishin gjithashtu një rol tek unë. Mendoj se duhet të më kishin dhënë më shumë kohë loje.

Mund të kisha qenë numri 10 i Juventusit disa vite më parë. Ata donin që unë të zëvendësoja Diegon, i cili ishte një mesfushor sulmues atje. Isha te Bajerni, nuk luaja shumë dhe isha i hapur për një transferim. Por pastaj nuk ndodhi asgjë. Do të më kishte pëlqyer në atë kohë, por doli mirë, tani në Itali mbështes zikaltërit.

Shaqiri bëri parashikimin e tij për fitimin e Skudetos në sezonin 2025-2026, me referencë të veçantë për shanset e Interit, të udhëhequr aktualisht nga Kristian Kivu: “Si e shoh Interin? Interi është një ekip i shkëlqyer dhe si i tillë duhet të synojë gjithmonë të fitojë. Ata i kanë mbajtur të gjithë yjet e tyre dhe janë forcuar, kështu që duhet të shkojnë deri në fund në të gjitha garat. Është e vërtetë që kanë ndryshuar trajner, por jam i bindur që ata mund ta fitojnë Skudeton. “San Siro” është një vlerë e shtuar. Më kujtohet që është një stadium fantastik, gjë që është mbresëlënëse kur është plot.”

xherdan shaqiri mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje