TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shtator 2025, 17:36

“Moj Shqipni nan’loke ty t’qofsha fal”, Jasir Asani bën reagimin e papritur për kombëtaren shqiptare (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

“Moj Shqipni nan’loke ty t’qofsha fal”, Jasir Asani

Kombëtarja shqiptare arriti të marrë një fitore të rëndësishme mbrëmjen e djeshme përballë Letonisë. Kuqezinjtë arritën të fitonin me rezultatin minimal 1-0 falë golit të Kristjan Asllanit nga pika e penalltisë.

Në sfidën e zhvilluar dje, Jasir Asani nuk arriti dot të merrte asnjë minutë nga trajneri Silvinjo. Megjithatë, sulmuesi 30-vjeçar nuk harron të shprehë patriotizmin e tij nëpërmjet rrjeteve sociale.

Moj Shqipni nan’loke ty t’qofsha fal”, shkruan Jasir Asani në një fotografi ku në sfond është flamuri shqiptar. Ish-sulmuesi i Partizanit gjithashtu konfirmoi dhe rikthimin me partneren e tij Giotan.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jasir Asani (@jasir_asani10)

 

jasir asani sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje