
Silvinjo godet me zëvendësimet dhe gjithë Shqipëria në festë. Uzuni asist dhe Kristjan Asllani shënon supergol
Zhbllokohet sfida në Andorra, kuqezinjtë kalojnë në avantazh në minutën e 68. Kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve me Uzunin nga e djathta, i cili gjeti Asllanin dhe ky i fundit nuk gaboi duke dërguar topin në rrjetë.
Pjesa e parë e “finales“ Andorrë-Shqipëri u mbyll në barazim pa gola.
Në minutën e 12, Manaj mori topin në zonë, u rrotullua dhe gjuajti, por pa topin të bllokohej nga një mbrojtës.
3 minuta më vonë, Rosas hyri rrezikshëm në zonë nga e djathta, Ajeti me mjeshtëri ia doli të shmangte edhe goditjen nga këndi.
Në minutën e 17, Asllani ekzekutoi një goditje dënimi ballore, por topi kaloi mbi traversë.
Në minutën e 23, Arbër Hoxha nisi një top të rrezikshëm nga e majta, askush nuk devijoi në zonë dhe topi shkoi jashtë.
5 minuta më vonë, Rodrigo lëshoi një gjuajtje të fortë nga distanca. Topi për fat kaloi pak mbi traversën e portës së mbrojtur nga Strakosha.
Në minutën e 45+1, pas një goditje nga këndi, Gjimshiti gjuajti me kokë, por topi u ndal në traversë e më pas Manaj gjuajti jashtë.
Lini një Përgjigje