TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Nëntor 2025, 21:32

Përfundon pjesa e parë/ Paqe mes Andorrës dhe Shqipërisë, Gjimshiti "fal" vendasit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Paqe mes Andorrës dhe

Kuqezinjtë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola.

Përfundon pjesa e parë e “finales“ Andorrë-Shqipëri. Kuqezinjtë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola.

Në minutën e 12, Manaj mori topin në zonë, u rrotullua dhe gjuajti, por pa topin të bllokohej nga një mbrojtës.

3 minuta më vonë, Rosas hyri rrezikshëm në zonë nga e djathta, Ajeti me mjeshtëri ia doli të shmangte edhe goditjen nga këndi.

Në minutën e 17, Asllani ekzekutoi një goditje dënimi ballore, por topi kaloi mbi traversë.

Në minutën e 23, Arbër Hoxha nisi një top të rrezikshëm nga e majta, askush nuk devijoi në zonë dhe topi shkoi jashtë.

5 minuta më vonë, Rodrigo lëshoi një gjuajtje të fortë nga distanca. Topi për fat kaloi pak mbi traversën e portës së mbrojtur nga Strakosha.

Në minutën e 45+1, pas një goditje nga këndi, Gjimshiti gjuajti me kokë, por topi u ndal në traversë e më pas Manaj gjuajti jashtë. 

andorra shqipëria kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje