TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Tetor 2024, 19:14

Zhbllokohet sfida në Champions League, Berat Gjimshiti kalon në avantazh Atalantën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Zhbllokohet sfida në Champions League, Berat Gjimshiti kalon në

Fantastik Berat Gjimishiti. Mbrojtësi i Kombëtares ka gjetur golin me Atalantën, në ndeshjen e Champions ndaj Shaktar Dojetck. Pas një krosimi të Lookman, Gjimshiti, edhe pse nuk është një sulmues, nuhati mirë golin, teksa nga fare pranë, shtyu topin drejt rrjetës.


I kthyer në një nga pikat kyçe në repartin e mbrojtjes, Gjimshiti vazhdon që të bëjë më shumë. Tashmë, kapiteni i Kombëtares shqiptare po shënon dhe gola të rëndësishëm në një kompeticion si Champions League.

31-vjeçari, prej vitesh është pjesë e skuadrës nga Bergamo, madje titullar stabël i formacionit të trajnerit Gasperini.

 

berat gjimshiti mbrojtësi i kombëtares shqiptare atalanta champions league

Lini një Përgjigje