TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Tetor 2025, 12:40

Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti
Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi
Zvicra me tre shqiptarë

Trajneri i kombëtares së Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për sfidat me Suedinë dhe Slloveninë në kualifikueset e Kupës së Botës.

Murat Yakin do të ketë të gatshëm 24 futbollistë dhe pjesë e listës janë tre lojtarë me origjinë shqiptare.

Përveç kapitenit Granit Xhaka dhe të përhershmit Andi Zeqiri, me helvetët është grumbulluar për herë të parë edhe Adrian Bajrami, i cili braktisi kombëtaren e Shqipërisë muajin e kaluar.

Zvicra më 10 tetor do të luajë ndaj Suedisë në transfertë, ndërsa tre ditë më pas luan po në transfertë ndaj Sllovenisë.

Helvetët kryesojnë grupin B kualifikues me 6 pikë pas dy ndeshjeve, me 7 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ????????Nati Men (@swissnatimen)

yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi shqipërinë

Lini një Përgjigje