Arrestohet Sarkozy. Drejtësia shqiptare nuk ka këllqe - Politike
Politike20 Mars 2018, 09:05

Arrestohet Sarkozy. Drejtësia shqiptare nuk ka këllqe

Shkruar nga Pamfleti

Nicolas Sarkozy, ish-president i Francës, është në paraburgim pas nje hetimi në vazhdim për financimin e fushatës se tij.

Sarkozi po merret në pyetje nga zyrtarët në lidhje me hetimin e nisur mbi “parregullsitë” në financimin e fushatës zgjedhore, sipas burimeve të gjykatës.

Mediat e huaja raportojnë se hetimet kanë të bëjnë me pretendimin për financimin e fushatës së tij të 2007 nga Libia.

Sipas Le Monde, kjo është hera e parë që Sarkozi është marrë në pyetje në lidhje me këtë hetim, i cili u hap në prill 2013.

Ai mund të mbahet deri në 48 orë dhe të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës për padi menjëherë nëse policia kërkon akuza.

Kjo ështën jë nga arsyet pse Shqipëria është ende larg paramentrave të BE. Në vendin tonë, nuk guxon askush që të arrestojë një ish-kryeministër apo ish-presindet.

Politike ish-presidenti i Francës Nicolas Sarkozy