· - Kosova
Kosova16 Nëntor 2022, 18:24

·

Shkruar nga Pamfleti
·

Manuel Sarrazin, emisar i Gjermanisë për Balkanin Perëndimor, ka thënë se plan frank-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi nuk ka, por plan evropian.

Madje thotë se është befasuar që si nga fillimi ky plan ëhstë quajtur si franko-gjerman.

Gjatë një interviste për telvizionin publik gjerman, emisar nuk ka dhënë detaje. Poqë thotë se plani është dy faqesh.

Po ashtu është skeptik që versionet e paraqiutra në media janë të vërteta.

Emisari gjerman thotë se mesazhi i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, për Kosovën është që ta dëgjojnë Miroslav Lajçakun, emisarin e BE-së për dialogun.

Ndërkaq beson se presioni duhet të jetë prezent, si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën.

Prishtine

Kosova