Këshillimi Kombëtar, Rama ftesë shqiptarëve; thumbon Bashën dhe Berishën - Aktualitet
Aktualitet28 Janar 2022, 17:21

Këshillimi Kombëtar, Rama ftesë shqiptarëve; thumbon Bashën dhe Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Këshillimi Kombëtar, Rama ftesë shqiptarëve; thumbon Bashën dhe Berishën

Kreu i qeverisë Edi Rama ka dhënë detaje rreth ecurisë së nismës së Këshillimit Kombëtar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se mbi 1000 pyetësor fizik janë shpërndarë me postë, ndërkaq numri i pyetësorëve të plotësuar online e ka kaluar 36 mijën.

Kreu i qeverisë nuk ka kursyer thumbat ndaj PD-së, teksa fton qytetarët të japin mendimin e tyre për pyetjet në Këshillimin Kombëtar, ndërkohë që politika “zhurmon nga bravat, qysqitë, sharjet e përçarjet për llogari të atyre që nuk kanë më asgjë për t’i dhënë Shqipërisë”.

“Si njerëz, për shtëpinë tonë Shqipërinë dhe le të marrim vendimet e duhura për të nesërmen”, thotë Rama.

“Kalon mbi 1000, numri i pyetësorëve të parë të kthyer me postë nga qytetarët e përfshirë në Këshillimin Kombëtar, ndërkohë që ka kaluar mbi 36.000 numri i pyetësorëve të plotësuar online në linkun … Le të vazhdojmë të dëgjojmë njëri – tjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz, për shtëpinë tonë Shqipërinë dhe le të marrim vendimet e duhura për të nesërmen, teksa politika zhurmon nga bravat, qysqitë, sharjet e përçarjet për llogari të atyre që nuk kanë më asgjë për t’i dhënë Shqipërisë”, shkruan Rama.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI


smile

Aktualitet Basha Berisha