Leart Haxhiu del sot para gjykatës në Janinë, pritet të shqyrtohet kërkesa për ekstradimin e tij - Kronike
Kronike26 Maj 2023, 11:27

Leart Haxhiu del sot para gjykatës në Janinë, pritet të shqyrtohet kërkesa për ekstradimin e tij

Shkruar nga Pamfleti

Leart Haxhiu del sot para gjykatës në Janinë, pritet të

I shumëkërkuari për të ashtuquajturën masakra e Lushnjes, Laert Haxhiu, i cili u prangos pak ditë më parë në Greqi do të dalë sot para Gjykatës në Janinë, ku pritet t’i caktohet një masë sigurie për akuzat e ngritura ndaj tij nga autoritetet e shtetit fqinj.

Haxhiu u shoqërua në ambientet e gjykatës së Janinës me forca të shumta policie. Ndërkohë që procesi i parë gjyqësor ka lidhje me akuzat e falsifikimit të pasaportës, kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë dhe kalim i paligjshëm i kufirit, të kryera në Greqi.

Pas kësaj një seancë e dytë do të zhvillohet në këtë gjykatën e Janinës, me objekt shqyrtimin e kërkesës së palës Shqiptare për ta ekstraduar atë në Shqipëri. Arsyeja e qëndrimit të Haxhiut në Greqi, sipas burimeve lidhet me faktin se ai kishte dy anëtarë të familjes së tij atje.

Kujtojmë se Haxhiu u ndalua pak ditë më parë gjatë një ndjekje që i bëri policia e Janinës një automjeti tip “BMW X6”, duke arrestuar personin shumë të kërkuar që fshihej në Greqi me dokumente false, duke përdorur emrin Gjeorgjian, Mikis Askalidis.

Leart Haxhiu del sot para gjykatës në Janinë, pritet të

leart haxhiu gjykatë janinë