
I shumëkërkuari për të ashtuquajturën masakra e Lushnjes, Laert Haxhiu, i cili u prangos pak ditë më parë në Greqi do të dalë sot para Gjykatës në Janinë, ku pritet t’i caktohet një masë sigurie për akuzat e ngritura ndaj tij nga autoritetet e shtetit fqinj.
Haxhiu u shoqërua në ambientet e gjykatës së Janinës me forca të shumta policie. Ndërkohë që procesi i parë gjyqësor ka lidhje me akuzat e falsifikimit të pasaportës, kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë dhe kalim i paligjshëm i kufirit, të kryera në Greqi.
Pas kësaj një seancë e dytë do të zhvillohet në këtë gjykatën e Janinës, me objekt shqyrtimin e kërkesës së palës Shqiptare për ta ekstraduar atë në Shqipëri. Arsyeja e qëndrimit të Haxhiut në Greqi, sipas burimeve lidhet me faktin se ai kishte dy anëtarë të familjes së tij atje.
Kujtojmë se Haxhiu u ndalua pak ditë më parë gjatë një ndjekje që i bëri policia e Janinës një automjeti tip “BMW X6”, duke arrestuar personin shumë të kërkuar që fshihej në Greqi me dokumente false, duke përdorur emrin Gjeorgjian, Mikis Askalidis.