A ka lidhje Luan Bregasi, me pulat braziliane dhe 9 lloje ushqimesh, që “vrasin” fëmijët në kopshte, çerdhe, spitale e - Anti-Mafia
Anti-Mafia 5 Shtator 2018, 20:39

A ka lidhje Luan Bregasi, me pulat braziliane dhe 9 lloje ushqimesh, që “vrasin” fëmijët në kopshte, çerdhe, spitale e

Shkruar nga Pamfleti
A ka lidhje Luan Bregasi, me pulat braziliane dhe 9 lloje ushqimesh, që

A ka lidhje Luan Bregasi, me pulat braziliane dhe 9 lloje ushqimesh, që “vrasin” fëmijët në kopshte, çerdhe, spitale e konvikte?

Sekser-anëtari “mavi” i këshillit të Tiranës, njihet për pazare e sekserizma vendimesh, për rritjen e çmimit të biletave të urbanit në favor të kompanive private ku ka thelën e tij dhe të çmimit të ujit prej ujësjellësit, ku bën biznes ndërtimi, ndërkohë që për shkak disa damkave penale, refuzon të plotësoj “Formularin e Dekriminalzimit

Në datën 18 gusht 2018, AKU njoftoi publikisht, se kishte kapur në portin e Durrësit, 27 ton mish pule brazilian, të infektuar me “Salmonelë”, me rrezikshmëri të lartë, për shëndetin dhe jetën e konsumatorit.

Atë ditë, “PAMFLETI” i kërkoi publikisht drejtorit të AKU, Agim Ismaili, se cili ishte bosi, që futi këto 27 ton mish pule kancerogjen, por nuk mori përgjigje, mbasi siç rezulton nga dëshmitë e punonjësve të kufirit e doganës në Portin e Durrësit, por dhe nga burime nga drejtoria e Dogonave e Tatimeve, “bosi” që kishte dhe ka akoma lidhje, me pulat kancerogjene braziliane e më shumë produkte të tjera importi skarco e helme, ishte dhe është, një “luan”, që për “thela” bën orgji, me çdo pushtet në Shqipëri.

Më qartë, kjo sasi pulash, thonë se ishte “pako” e Luan Bregasit, biznesmen “hije”, që njihet vetëm si ndërtues pa leje nëpërmjet firmës “Sara-EL Ltd”, i 3 kullave në Liqenin Artificial të Tiranës, me dosje të hapur akoma në prokurori.

Njihet si kryetar i një shoqate biznesesh të çdo lloji, ku bëjnë pjesë dhe firma monopol ushqimesh importi, njëherazi dhe anëtar i përhershëm në bordin qeveritar, të Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve, ku kryetar është Arben Ahmetaj, më të cilin, “luani i pushteteve” Luan Bregasi, ka dhe ortakëri në 3 biznese ilegale, që nuk paguajnë taksa lokale, qendrore, doganore e tatimore, të maskuara brenda 2 bizneseve “VIP”, një me “tym duhani” e tjetri me sinjale telefonie dhe rrjete elektronike, ku Ahmetaj është aksionar me 40-60%

Po kështu, Bregasi është anëtar “mavi” i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku njihet për pazare e sekserizma vendimesh për rritjen e çmimit të biletave të urbanit ku ka pjesë biznesesh e të çmimit të ujit.

Si “i këshillit” të Tiranës, pavarësisht se duhet të shkarkohet, mbasi ka refuzuar të plotësojë e dorëzojë “Formularin e dekriminalizmit” (është me dosje penale), Luani, ka “negociuar” me kreun e këshillit bashkiak, për shtimin e lejeve të ndërtimit, për blerje të 1000 banesave sociale nga bizneset e shoqatës së tij, për lobimin për landfillin e djegies së plehrave si pjesë aksionesh në koncesion, si “sekser dashamirës” për shkatërrimin e Teatrit e për shumë “qoka” të tjera.

Me fuqinë e Luanit si “i këshillit” të Tiranës dhe si “mik i kryeministrit, Luani është në “tavën” e 27 ton pulave kancerogjene braziliane, të kapura “pa dashje” në Durrës, mbasi drejtori Afrim Baka i Portit Detar, kishte harruar të linte “porosi për kalim të kontenierëve”, ndaj dhe Gimçja i AKU nuk tregoi emrin e bosit, për më terpër, që me Luanin, Gimçja i AKU ka mbyllur dhe “ca halle milionash dysheku”, kur ishte Shef i Agjencisë së Pastrimit të Parave të Pista.

Këto pula vrasëse, ishin futur nga importi, si pjesë ushqimore, për qendrat sociale, kopshtet e konviktet, që janë në varësi të bashkisë Tiranë dhe bashkive të tjera “mavi”, por dhe të çerdheve, azileve, spitaleve, materniteteve, rezidencave të fëmijëve jetimë e me probleme psiko-fizike.

Kujtojmë, që në “traun” e këtij “skuthi” pushtetesh e biznesesh të pista, kalojnë edhe 13 produkte të tjera ushqimore “vrasëse”, të cilat përdoren për konsum ditor masiv, në entet shtetërore në arsim, shëndetësi, qendra sociale, ushtri, polici, burgje e në tregje publike.

Këto futen nëpërmjet 4 firmave monopol, pjesë e bandë-shoqatës “Biznes Albania”, që çuditërisht nuk kontrollohet asnjëherë nga institucionet e shërbimet ligjzbatuese, për të parë se me çfarë merret realisht, por do të publikohen me detaje, gjithë zullumet e “tufës” së bizneseve që sekserizon “luani” Luan Bregasi, i cili merr “thela” nga çdo pushtet, pavarësisht se si mjeshtër me përvojë, nga vitet kur ishte Kryetar i Dhomës së Tregëtisë dhe si “eskpert” me shkollë sigurimi shteti të kryer në vitet 1974-1978, mendon se fsheh  gjurmët e pulave etj. – VIJON – /Pamfleti 

 

Anti-Mafia A ka lidhje Luan Bregasi çerdhe me pulat braziliane dhe 9 lloje ushqimesh që “vrasin” fëmijët në kopshte spitale e konvikte?