SPAK ia ka kaluar Prokurorisë së Tiranës “Për mungesë kompetence”, kur SPAK e ka kompetencë hetimi, mbasi krimi është kryer në grup të organizuar, në regjistrat shtetëror dhe është përfituar leje ndërtimi nga shteti, por dhe për faktin se falsifikatori Luan Bregasi është Anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës ku ka marrë lejen e kullës dhe Anëtar Bordi i Agjencisë Shtetërore Investimeve...
Më 1 gusht 2023, Këshilli Kombëtar i Territorit, i ka dhënë Luan Bregasit leje ndërtimi te “Komuna e Parisit” për kullë 34 kate të quajtur “Parisi i Ri”, marrë në emër të kompanisë “Sara-El” e cila është e skeduar për pastrim parash nga agjencitë anti-mafie të Shqipërisë e SHBA-BE.
Shkresa e SPAK me Nr. K-386/7, datë 4 korrik 2023; Shkresa Nr. 3846-SH/1, datë 19 korrik 2023 e Prokurorisë Tiranë; Vendimi nr. 1269, datë 6 tetor 2020 i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Vendimi nr. 79, datë 15 shkurt 2023 i Gjykatës së Apelit, vërtetojnë se Luan Bregasi, ka falsifikuar dosjen pronësore të truallit ku do ndërtojë kullën me 34 kate.
Megjithëse Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i ka marrë këto dokumente zyrtare të institucioneve hetimore e vendim-marrëse të drejtësisë, para se t’i jepte lejen e ndërtimit firmës “Sara-El Sh.p.k” të Luan Bregasit, atij i iu dha leja për kullën “Parisi i Ri”.
Edhe Këshilli Kombëtar i Territorit me kryetar Edi Ramën, ka miratuar lejen që ka dhënë bashkia, megjithëse i ka pasur dokumentet që vërtetojë se Luan Bregasi ka falsifikuar kartelat pronësore, hartën, sipërfaqen dhe ka paraqitur dokumente false të pronësisë të truallit.
Këtë falsifikim, Luan Bregasi e ka bërë me zyrtarët e Kadastrës Tiranë gjatë kohës së Artan Lames; me miratimin e të cilit, janë spostuar njollat e truallit nga seksionet “C” e “D” në seksionin “E” të kartelës pasurore e zonës kadastrale, sipas variantit të falsifikuar që ka paraqitur kompania “Sara-El Sh.p.k”; dhe mbi këto përcaktime është dhënë leja e ndërtimit të kullës.
Pra, në kartelën pasurore e në hartë, janë fshirë seksionet “C” e “D” dhe janë spostuar te seksioni “E”, duke grabitur truallin e pronarëve të ligjshëm, ndërsa me 10 janar e 12 prill 2023 i janë dhënë certifikatat dhe kartelat e falsifikuar pasurore, për llogari të lejes së ndërtimit që ka kërkuar e ka marrë Luan Bregasi.
Këtë krim pronësor e ka konstatuar SPAK, por ia ka kaluar dosjen Prokurorisë së Tiranës “Për mungesë kompetence”; kur sipas Kodit të Procedurës Penale, SPAK e ka kompetencë hetimi.
Sepse krimi është kryer në grup të organizuar në regjistrat shtetëror, se nëpërmjet tij është përfituar leje ndërtimi; por dhe për faktin, se falsifikatori Luan Bregasi është Anëtar i Këshillit të Bashkisë Tiranë ku ka marrë lejen e kullës dhe Anëtar Bordi i Agjencisë Shtetërore Investimeve.
Indicie për SPAK-un, duhet të jetë dhe fakti, që në dosjen e lejes së ndërtimit të kullës, Luan Bregasi ka deklaruar investimin e 38 milionë Euro jashtë linjës bankare, pa deklaruar burimin e fitimit, të sigurimit e origjinës së tyre./Pamfleti
Lini një Përgjigje