
Pronarët e truallit kanë çuar në SPAK dokumentet kundër Luan Bregasit...
Në fund të vitit të shkuar, Këshilli Kombëtar i Territorit rrëzoi lejen e ndërtimit për kullën “Parisi i Ri” që do të ndërtohej në qendër të Komunës së Parisit, me investitor kryesor Luan Bregasin.
Lajmin e ka bërë të ditur ‘Pamfleti’ që në kohën kur ndodhi. Ndërkaq, përfaqësues të pronarëve të truallit, në një letër drejtuar redaksisë bëjnë të ditur, se i gjithë procesi i marrjes së truallit dhe dokumentet e tij nga Luan Bregasi janë një falsifikim i pastër, për të cilin janë dërguar letrat në SPAK.
Në një letër informuese që e ka dërguar për ‘Pamfleti’-n, përfaqësuesi i familjeve që janë pronarë të truallit, thekson se janë të vërtetuara falsifikimet e Bregasit, në bashkëpunim me punonjës të kadastrës.
Shkëlqim Hajno, një nga bashkëpronarët, thekson në materialin e tij se “Shoqeria “Sara-El” sh.p.k. me administrator Luan Bregasin, në bashkëpunim me punonjësit e Drejtorisë Vendore te A.SH.K.-së Tirana Jug dhe me mbështetjen e strukturave drejtuese të A.SH.K.-së duke vepruar si nje grup i strukturuar kriminal kanë falsifikuar kartelat e mbi 40 pasurive të pronarëve të ligjshem duke i marrë peng keto prona dhe duke e kthyer Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, nga një institucion i sigurisë juridike të pronës, në një sindikate kriminale”. Po sipas Hajnos, “Kartelat e falsifikuara të këtyre pasurive pa Kontrate Sipërmarrje me bashkëpronarët e tyre janë përdorur nga punonjësit e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit për të manipuluar K.K.T, që në mbledhjen e dates 01.08.2023 me Vendimin Nr. 26 miratoi Lejen e Zhvillimit per objektin “Paris i Ri” në emër të shoqërisë “Sara-El” sh.p.k. për disa objekte me 12, 14, 18, 25 dhe 34 kate në Rrugën ‘Komuna e Parisit’.
Agjencia e Zhvillimit te Territorit pas ankesave të disa prej bashkëpronarëve dhe pasi ka RIVERIFIKUAR dokumentacionin tekniko-ligjor të paraqitur nga shoqëria “Sara-El” sh.p.k., ka “Pezulluar zbardhjen e Lejes së Zhvillimit” në datë 25.08.2023 dhe me qendrimin e saj zyrtar, ka konfirmuar se: “Pranë A.ZH.T. si sekretariat teknik i K.K.T-së, është depozituar nëpërmjet sistemit elektronik te leje aplikimi me Nr. 3169 prot, datë 19.07.2023, për miratimin e Lejes së Zhvillimit për objektin “Parisi i Ri”, me subjekt zhvillues Shoqëria “Sara – El” sh.p.k, si edhe Vendim nr. 26 datë 01.08.2023 te K.K.T –se, për miratimin e Lejes me subjekt zhvillues Shoqëria “Sara – El” sh.p.k…
Me datë 25 shtator të vitit të shkuar, KKT vendosi shfuqizimin e lejes për objektin “Paris i Ri”. Siç bëhet e ditur, pronarët e truallit kanë çuar në SPAK dokumentet kundër Luan Bregasit. Po për Bregasin, edhe punonjësit e Birra- Tirana, që pas një odiseje 5 vjeçare me “Lonin dhe Fanen” kanë çuar në SPAK një thes me dokumente të tjera që tregojnë abuzimet e tyre ndër vite. Dy vjet më parë, ishin pikërisht dokumentet e punëtorëve në krimin ekonomik, që solli më pas procedimin e Birra- Tirana nga Tatimet dhe doganat e vendit./Pamfleti
Lini një Përgjigje