Ngjarje e rëndë në Sarandë, një 4-vjeçar mbytet në liqenin e Mursisë - Kronike
Kronike16 Mars 2023, 14:41

Ngjarje e rëndë në Sarandë, një 4-vjeçar mbytet në liqenin e Mursisë

Shkruar nga Pamfleti
Ngjarje e rëndë në Sarandë, një 4-vjeçar mbytet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Shëndelli. Një fëmijë, vetëm 4-vjeç ka ndërruar jetë pasi është mbytur në liqenin e Mursisë.

I mituri është pickuar nga bletët dhe ka vrapuar duke rënë në një kanal me ujë. Pasi është vërë re nga të afërmit është nxjerrë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit në Sarandë. Për fat të keq, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për gati 1 orë, fëmija 4-vjeçar nuk ka mundur të rikthehet në jetë.

Rreth orës 13:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Mursisë, Konispol, një shtetas i mitur 4 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, i cili ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij, në afërsi të liqenit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.

ngjarje e rëndë në sarandë