Cudira shqiptare/ Cmimi i mosmirënjohjes, apo ndëshkim pse shpëtoi ekipin nga rënia? Kamza shkarkon trajnerin Julian Ahmataj - Sport
Sport25 Maj 2018, 14:20

Cudira shqiptare/ Cmimi i mosmirënjohjes, apo ndëshkim pse shpëtoi ekipin nga rënia? Kamza shkarkon trajnerin Julian Ahmataj

Shkruar nga Pamfleti
Cudira shqiptare/ Cmimi i mosmirënjohjes, apo ndëshkim pse

Cudira shqiptare/ Cmimi i mosmirënjohjes, apo ndëshkim pse shpëtoi ekipin nga rënia? Kamza shkarkon trajnerin Julian Ahmataj

Në Shqipëri ka cudira, me të vërtetë. Trajneri që shpëtoi skuadrën nga rënia prej kategorisë shkarkohet, pa pasur një motivacion të qartë. Bëhet fjalë për Julian Ahmatajn, i cili siguroi mbijetesën e kamzës porn ë shenjë mirënjohje për punën kamza e shkarkon. Thuaj se sporti nuk bën ndryshim nga sektorët e tjerë shoqërojë ku ka paradokse të pabesueshme?!

Kështu, vetëm pak minuta më parë, klubi i Kamzës ka publikuar një njoftim në faqen e vet zyrtare në facebook, ku bën me dije ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Julian Ahmataj. Një lëvizje e papritur, duke ditur që Ahmataj ishte ai që e shpëtoi këtë skuadrën prej rënies nga kategoria. Ndoshta në këtë vendim të befasishëm ka ndikuar prania e trajnerit elbasanas në festën e titullit të Skënderbeut.

Njoftimi i Kamzës

“Klubi njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Julian Ahmataj. Duke e falënderuar per gjithçka ai zhvilloi me skuadrën tonë, duke realizuar objektivin, i urojme suksese ne karrierën e tij”, shkruhet në njoftimin e klubit të Kamzës. Por nuk jepet arsyeja e largimit, gjë që e bën këtë lëvizje mjaft të dyshimtë. Mos vallë trajneri po shkarkohet pse trajneri mbajti ekipin në Superiore në një kohë kur të gjithë ishin bërë gati për të shpëtuar Vllazninë e për të rrëzuar Kamzën? Në Shqipëri ndodhin cudira dhe sporti s’bën përjashtim. /Pamfleti Sport

 

Sport