Zelanda e Re nuk gjen qetësi, pas sulmit me 50 viktima, arrestohet 1 person i armatosur në Kristçërç - Bota
Bota30 Prill 2019, 10:36

Zelanda e Re nuk gjen qetësi, pas sulmit me 50 viktima, arrestohet 1 person i armatosur në Kristçërç

Shkruar nga Pamfleti
Zelanda e Re nuk gjen qetësi, pas sulmit me 50 viktima, arrestohet 1 person

Zelanda e Re nuk gjen qetësi, pas sulmit me 50 viktima, arrestohet 1 person i armatosur në Kristçërç

Policia në Zelandën e Re ka arrestuan një 33 vjeçar pasi zbuluan municion dhe një pako të dyshimtë me eksploziv, në një lokacion në Kristçërç.

Në këtë qytet të Zelandës së Re, më 15 mars, një person i armatosur vrau 50 persona brenda dy xhamive.

Policia njoftoi se personi i arrestuar ka poseduar municion dhe mjete shpërthyese brenda veturës së tij. Mirëpo, policia nuk u deklarua nëse ky incident ka ndonjë lidhje me sulmin e 15 marsit.

Zyrtari policor, John Price tha se ekipet e deminimit kanë larguar në mënyrë të sigurt mjetin shpërthyes.

Policia ka evakuuar banorët rreth vendit të incidentit si dhe ka vendosur ndalim-fluturimi në atë zonë./REL

Bota John Price Kristçërç personi i armatosur Zyrtari policor