Komisioni Hetimor i TIMS, Gështenja: Të jetë vetëm një plan hetimi, ekspertët nuk mund të mbajnë qëndrime politike! - Politike
Politike 8 Maj 2024, 12:13

Komisioni Hetimor i TIMS, Gështenja: Të jetë vetëm një plan hetimi, ekspertët nuk mund të mbajnë qëndrime politike!

Shkruar nga Pamfleti

 

Komisioni Hetimor i TIMS, Gështenja: Të jetë vetëm një

Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimore të TIMS, po shoqërohet me debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Deputeti Lefter Gështenja kërkoi që të ishte vetëm një plan hetimi nga 4 ekspertët. Ai tha se ekspertët ligjorë nuk lejohen që të mbajnë qëndrime politike.

Deputeti socialist Qefalia tha se kryetari i komisionit, Ervin Salianji bën diversion. Ndërsa Salianji ndërhyri duke kërkuar që të lihen ekspertët të lexojnë planin hetimor.

Gështenja: Ekspertët i kanë bërë gjetjet me shkrim. Gjë që ne nuk e kemi. Nëse ju zoti Gogu e keni, na e thoni se ne nuk e kemi. Ekspertët ligjorë nuk lejohen që të bëjnë deklarata politike. Mendoj se nuk mund të vazhdojmë kështu. Ekspertët nuk mund të mbajnë qëndrime politike, por të kartë të kishin një qëndrim, ose të na thonë se cilët janë qëndrimet.

Qefalia: E keni maninë që flisni para. Duhet të dakordësohemi me të gjithë që kemi vetëm një raport. Mos bëni diversion.

Salianji: Edhe nga zona juaj thonë; mos të vimë si kali në lëmë. A doni të vazhdohet të lexohet me këtë plan ? Që të lexojmë nëse kanë diferenca. Në këtë sens. A mund të lëmë që t’i lexojnë ekspertët planin e hetimit.