Presidenti i Interit i habit të gjithë, hutohet dhe presidenti Agnelli - Sport
Sport19 Shtator 2019, 19:51

Presidenti i Interit i habit të gjithë, hutohet dhe presidenti Agnelli

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti i Interit i habit të gjithë, hutohet dhe presidenti Agnelli

I ftuar në Universitetin Bocconi të Milanos, presidenti i Interit, Steven Zhang, ka folur për projektin “Inter” dhe për luftën ekonimike ndaj FFP, që është kthyer në një minë me sahat dhe që pengon zhvillimin e shpejtë.

“Sot, sfida ime quhert Inter! Futbolli është bërë element thelbësor i jetës time. Përpara se të bëhesha pjestar i Interit, nuk kisha parë kurrë një ndeshje futbolli. Ka disa aspekte që duhen administruar: ai financiar, komercial, duke kaluar te marketingu dhe shoqëria. Problemet zgjidhen hap pas hapi… FFP? Mu desh 1 vit ta kuptoja, studioja. Duhet të jetë më tolerante, sidomos kur ka ndërrim pronësie”.

Sport