Sport18 Maj 2024, 17:02

“Interi ka probleme financiare”, Zhang akuzon ‘Oaktree’ dhe jep alarmin: Kërcënime dhe sjellje zhgënjyese

Shkruar nga Pamfleti
“Interi ka probleme financiare”, Zhang akuzon  ‘Oaktree’

Interi po kalon një moment të mirë në aspektin  futbollistik, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ekomoninë e klubit. Pikërisht për këtë arsye, Presidenti i zikaltërve, Stiven Zhang ka shkruar një letër për tifozët.

E dashur Familje “Zikaltër”. Këtë vit, së bashku, ne kemi arritur një moment historik, legjendar në 116 vjet histori. Ne tani me krenari mbajmë dy yje në gjoks, simbolin e gjithë angazhimit të grave dhe burrave të Inter-it. Ndërsa afrohemi në fund të këtij sezoni fantastik, unë dua t’u përgjigjem spekulimeve për stabilitetin financiar të klubit tonë. Vitet 2020 dhe 2021 kanë qenë të paharrueshme për brezin tonë, pasi pandemia globale ka ndryshuar thellësisht shumë aspekte tona, pasi kemi investuar tashmë mbi një miliardë në klub, hapëm linjën e kredisë me Oaktree, me synimin për të vazhduar projektin fitues që nisëm në vitin 2016. Që atëherë, unë dhe menaxhmenti im jemi të përkushtuar për të zhvilluar suksese në fushë, në të njëjtën kohë duke ruajtur disiplinën rigoroze financiare.

Puna jonë e palodhur ka dhënë fryte. Në tetë vite nën drejtimin tonë, së bashku me stafin, lojtarët dhe trajnerët tanë, ne kemi fituar shtatë trofe, dy finale evropiane dhe dy herë kemi arritur në krye të kampionatit të Serisë A. Ylli i dytë legjendar është një testament për rritjen dhe suksesin tonë. Sigurisht, të gjithë partnerët tanë, përfshirë “Oaktree”, kanë përfituar nga arritje të tilla të pabesueshme brenda dhe jashtë fushës.

Në momentin që u afruam me afatin e skadimit të lehtësimit financiar me “Oaktree”, ne kemi bërë çdo përpjekje për të gjetur një zgjidhje miqësore me partnerin tonë, duke përfshirë ofrimin e mundësive të shumta që “Oaktree” të marrë një kthim financiar të plotë dhe të menjëhershëm. Fatkeqësisht, përpjekjet tona deri më tani janë përkeqësuar nga kërcënimet ligjore dhe mungesa e përfshirjes kuptimplotë nga “Oaktree”. E gjithë kjo ka qenë shumë frustruese dhe zhgënjyese, por kjo sjellje tani po krijon një situatë rreziku për klubin që mund të rrezikojë seriozisht stabilitetin e tij.

Në emër të Inter-it dhe si President, dua të siguroj qindra milionë tifozë në mbarë botën se ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur ngjyrat tona, vlerat tona themeluese dhe stabilitetin tonë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë drejt një zgjidhjeje paqësore me “Oaktree” dhe të vazhdojmë historinë tonë të suksesit për Inter-in tonë të dashur. Forza Inter", shkruan “presidenti Stiven Zhang”.

stiven zhang presidenti i interit