· Prishtine - Kosova
Kosova 8 Tetor 2022, 12:47

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Vuçiç: Planin franko-gjerman nuk e kam pranuar e as refuzuar, mund ta diskutojmë

“Presion psikologjik” e cilëson presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ardhjen në Kosovë të 300 ushtarëve amerikanë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar për shtimin e prezencës ushtarake në Kosovë.

E kjo Vuçiqit nuk po i pëlqen.

Problemet në Kosovë janë të tilla që kemi provokime nga shqiptarët përmes njësive policore, e më pas një presion i veçantë psikologjik, si më 6 tetor – ardhja e një numri të madh të ushtarëve amerikanë në veri, kanë shëtitur dhe filmuar veten”, është shprehur Vuçiq në një konferencë për media.

Ai po ashtu ka pretenduar se i kanë gati tetë çnjohje për Kosovën.

“Në këtë moment kemi tetë nota verbale për tërheqjen e njohjes së Kosovës. Do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë”, ka thënë presidenti serb.

Ka paralajmëruar se perëndimi e dëshiron anëtarësimin e Kosovës në OKB, për t’ia marrë një argument nga duart Vladmir Putinit.

Vuçiq është marrë edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke thënë se askush s’i beson retorikës së tij të destabilizimit.

Prishtine

Kosova