Merr kthesë stoli i Italisë, Anceloti takim sekret të hënën vonë me drejtuesit e federatës - Sport
Sport24 Prill 2018, 08:23

Merr kthesë stoli i Italisë, Anceloti takim sekret të hënën vonë me drejtuesit e federatës

Shkruar nga Pamfleti
Merr kthesë stoli i Italisë, Anceloti takim sekret të

Merr kthesë stoli i Italisë, Anceloti takim sekret të hënën vonë me drejtuesit e federatës

Një kthesë e papritur ka ndodhur në zhvillimet poër trajnerin e ri të përfaqësueses italiane. Nëse deri dje Roberto Mancini shihej si kandidaturë kryesore, këtë herë është rikthyer në qendër të vëmendjes pikërisht Karlo Anceloti, ai që kishte refuzuar më parë të drejtonte “axurrët”.

Në fakt, Italia ka mbetur pa trajner të përhershëm që prej se Giampiero Ventura u shkarkua vitin e kaluar, me Luigi Di Biaxhion që e mori drejtimin e ekipit për ndeshjet miqësore kundër Argjentinës dhe Anglisë. Trajneri i ri pritet të emërohet më 20 maj, dhe besohej se ai do të ishte trajneri aktual i Zenitit, Roberto Mancini.

“Corriere dello Sport” shkruan se Anceloti është takuar me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Italisë në një hotel në Romë të hënën. Takimi ka zgjatur një orë e gjysmë dhe Anceloti është shtyrë ta pranojë pozitën e trajnerit të Italisë. Megjithatë, marrëveshja është larg finalizimit, sepse ende nuk është gjetur gjuhë e përbashkët mes palëve për aspektin financiar. Sidoqoftë, takimi lë të kuptohet se për stolin e Italisë tani ka të papritura. /Pamfleti Sport

 

Sport