Ish-deputeti i PD rreh me grushta e shkelma të moshuarit veteranë te Varrezat e Dëshmorëve - Aktualitet
Aktualitet 5 Maj 2018, 11:56

Ish-deputeti i PD rreh me grushta e shkelma të moshuarit veteranë te Varrezat e Dëshmorëve

Shkruar nga Pamfleti
Ish-deputeti i PD rreh me grushta e shkelma të moshuarit veteranë te

Të tjera detaje janë zbuluar nga sherri që ndodhi ditën e sotme në Varrezat e Dëshmorëve. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Demokratike do të merrte pjesë në homazhe 1 orë pas Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Pas largimit të këtyre të fundit, mbështetësit e opozitës shkuan drejt memorialit të të rënëve të atdheut për të përgatitur ceremoninë e liderit të PD, Lulzim Basha.

Por ata qëlluan në momentin kur veteranët po bënin homazhet e tyre me thirrjet “Partia Komuniste” dhe foton e Enver Hoxhës në duar.

Kjo i ka revoltuar dhe i bëri të afrohen më shumë drejt veteranëve duke ofenduar dhe fërshëllyer deri sa u konfrontuan fizikisht.

Përplasja zgjati vetëm disa minuta pasi ndërhyri policia dhe parandaloi përshkallëzimin e situatës. Mes mbështetësve të PD që u përlesh me anëtarët e PKSH bie në sy edhe biznesmeni, ish-deputet i PD-së, Ndricim Babasi.

Veteranët mbanin në duar fotot e Enver Hoxhës si dhe me thirrje e brohoritma për regjimin komunist, çka ka shkaktuar irritimin e simpatizantëve të PD./BW/

Aktualitet