Trajneri i Fullhemit flet për transferimin e Brojës: Futbollistët nuk janë budallenj, e kërkuam që verën e kaluar - Sport
Sport11 Shkurt 2024, 22:30

Trajneri i Fullhemit flet për transferimin e Brojës: Futbollistët nuk janë budallenj, e kërkuam që verën e kaluar

Shkruar nga Pamfleti

Trajneri i Fullhemit flet për transferimin e Brojës: Futbollistët

Armando Broja luajti përsëri pak minuta në ndeshjen e kësaj jave më skuadrën e Fullhemit. Ai u aktivizua në minutën e 74 të sfidës në vend të Rodrigo Muniz, i cili kishte shënuar 2 gola në duelin që skuadra e tij fitoi me shifrat 3-1 ndaj Bornmuth. Një situatë me të cilën ai pritet të përballet edhe në vazhdim, siç shpjegoi qartësisht trajneri i londinezëve, Marko Silva. 
 
Ai bëri të qartë se lojtarët e tjerë të sulmit po dhuronin paraqitje të rëndësishme dhe Broja duhej të punonte e tregonte që ishte më i mirë se ata të cilët për momentin janë titullarë para tij. 

Jam shumë i lumtur për Muniz, e meriton. Kur ke mundësinë që të hysh në fushë, duhet të jesh gati të shpërthesh. Kur të shfaqet mundësia, duhet të tregosh cilësitë e tua. Paraqitja e tij sot ishte ndoshta më e mira që ka bërë me fanelën e Fullhemit. Tani është e rëndësishme që të vazhdojë që të punojë shumë dhe është e rëndësishme që unë të vazhdoj ta zhvilloj si futbollist

Broja zëvendësues? Kam folur me të rreth kësaj situate një ditë më parë. Premier Liga është e tillë. Është e rëndësishme që ta kemi me ne, ai është një lojtar të cilin e kishim kërkuar që në verën e kaluar. 

Ai e di që duke qenë pjesë e Premier Ligës, do të ketë vazhdimisht konkurrencë për një vend në formacion. Ai mbërriti këtu vetëm javën e kaluar dhe ndaj Bërnlit, një tjetër sulmues shënoi një gol të rëndësishëm dhe kishte një impakt të mirë në ndeshje. Nëse Rodrigo do të ketë një javë të mirë dhe Armando do të ketë një javë të mirë, atëherë do të jetë perfekte për ne. 

Futbollistët nuk janë budallenj. Ata i kuptojnë vendimet dhe një mënyrë se si të përballosh situatën është të punosh shumë dhe të tregosh që je më i mirë se të tjerët që po luajnë”, tha trajneri i Fullhemit pas ndeshjes. 

marko silva trajneri i fullhemit armando broja