TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Qershor 2024, 11:14

Atentat apo aksidentale? Misteri i vdekjes së biznesmenit Armandi Nelaj në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti
Atentat apo aksidentale? Misteri i vdekjes së biznesmenit Armandi Nelaj
Armandi Nelaj

Një grup hetimor po vijon punën për të zbardhur shkaqet e shpërthimit nën ujë ku mbeti i vdekur biznesmeni Armandi Nelaj dhe nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo me ngjarje aksidentale.

Burime bëjnë me dije se grupi hetimor ka mbledhur disa pjesë metalike në vendin e shpërthimit, të cilat janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për t’u ekzaminuar, rezultatet e të cilit do të përcaktojnë në mënyrë të saktë çfarë lënde është, tritol apo keqfunksionim të bombolës së oksigjenit.

Shpërthimi ndodhi në orën 22:00 të 24 qershorit 2024, kur gjithë vëmendja ka qenë në ndeshjen Shqipëri – Spanjë.Nuk dihet akoma vendi nga ku është nisur në breg 52-vjeçari. Mësohet se familjarët nuk kanë shfaqur dyshime për të persona të tjerë, çfarë nuk ka ndihmuar shumë hetuesit në konkretizimin e një piste të saktë. Vetë Nelaj raportohet se nuk kishte pasur konflikte me njeri, por gjithsesi hetuesit po vijojnë me verifikimet.

Biznesmeni Nelaj, babai i dy fëmijëve, prej 13 vitesh zotëron një kompani, Grand Construction, të mjeteve të rënda të ndërtimit.

Pistat e hetimit që po heton policia është se mund të kemi të bëjmë me akt kriminal të mirë planifikuar.

Nelaj ka qenë duke u zhytur në det kur ka gjetur vdekjen si pasojë e një shpërthimi. Fillimisht grupi hetimor dyshoi se kishte shpërthyer bombola e oksigjenit dhe viktima ishte një zhytës i huaj, por tashmë dyshimet janë se ka qenë një shpërthim me tritol për ta eliminuar. Biznesmeni Nelaj është përmendur më herët edhe për një aferë për tjetërsimin e një prone publike, lulishte në qendër të qytetit të Sarandës.

armandi nelaj

Lini një Përgjigje